Beatrix dhe Alban Ramosaj u ndodh e papritura në mes të Greqisë

Pasditen e djeshme Beatrix Ramosaj dhe vëllai i saj Alban Ramosaj kanë udhëtuar në drejtim të Greqisë dhe herë pas here kanë shpërndarë foto dhe video duke i mbajtur ndjekësit e tyre të përditësuar.

Mirëpo para pothuajse 6 orësh diçka e papritur dhe e frikshme u ka ndodhur atyre.

Beatrixi ka bërë një postim në Insta Story ku tregon se është hera e parë që ajo shkon në Greqi dhe i kanë thyer xhamat e makinës dhe i kanë vjedhur pasaportat, dokumentat e makinës, lap top-in dhe disa gjëra të tjera.

Në vijim ajo ka rrëfyer e revoltuar se e kanë telefonuar policinë, por nuk është paraqitur.

Nga ana tjetër edhe këngëtari, Alban Ramosaj ka reaguar, edhe ai si e motra përmes një postimi në Insta Story, ku shkruan:

“Ok, para se të gjykoni që si mund të hedh një gjë të tillë në Instagram: Është hera e parë që ndodh diçka e tillë. Na vodhën pasaportat dhe disa dokumenta tjera. Nuk kemi njeri në këtë qytet dhe policia ka mbi një orë e gjysmë që ‘është rrugës’. Thua të jetë ngaqë jemi shqiptarë? Thua ta kenë bërë se kanë parë targat shqiptare? Apo e bëjnë shpesh këtë gjë këtu. Ç’mikpritje!”