Së shpejti një bashkëpunim Bebe Rexha-Ariana Grande

Së shpejti mund të ketë një bashkëpunim mes Bebe Rexhës dhe Ariana Grandes.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, hyri në Twitter për pyetje dhe përgjigje me fansat e saj, ku edhe zbulojë se ajo dëshiron të bashkëpunojë me Ariana.

“Bashkë me Ariana Grande. Po apo jo?”, e pyeti një ndjekës Beben.

Ajo u përgjigj shpejt duke thënë: “Po 1000. Dëshiroj të bëj një himn vajzash me të”.

Ndërsa Bebe dhe Ariana nuk kanë arritur ende të punojnë bashkë, ne mendojmë se kjo do të ishte një bashkëpunim i përsosur.