fbpx

Bebe Rexha: “Kam punuar si shitëse parfumesh”

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, ka zbuluar se dikur para se të bëhej e famshme, kishte punuar si një shitëse parfumesh në një dyqan në New York.

Lajmin e ka treguar vet këngëtarja, përmes disa pyetjeve të parashtruara në Instagram nga fansat, të cilave ajo iu është përgjigjur.

Njëri nga ndjekësit i kishte shkruar 30-vjeçares: “Ku keni punuar para se të bëheshit një këngëtare profesionale?”.

“Kam punuar në “Saks Fifth Avenue”, kam shitur parfume”, ka qenë përgjigje e këngëtares shqiptare me famë botërore.