fbpx

Bebe Rexha kërkon burrë shqiptar: Dasmën do ta bëjë me tupana dhe do zgjasë 5 ditë

Screenshot_4-2.jpg

Bebe Rexha së fundi vizitoj Shqipërinë për të qëndruar afër të prekurve nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Ajo vizitoi nga afër zonën e Bubqit dhe në zonën e Bizës, ndërsa solli edhe një shumë parash për të ndërtuar dy shtëpi.

Gjatë qëndrimit këtu, këngëtarja shqiptare dha një intervistë për emisionin “Lart e Poshtë” të Eraldo Rexhos në RTSH ku foli më shumë për jetën private dhe atë profesionale.

Kur i pyet nëse prindërit apo familjarët i thonë “ardhsh me një burrë të mirë” sa herë vjen në Shqipëri, Bebe u shpreh “Në fakt jo, këtë herë erdha shumë shpejt… por nëse këtu ka ndonjë djalë shqiptar beqar… më telefono!”

“Unë e dua shumë kulturën time… prandaj dua të gjej një djalë shqiptar por që është shumë e vështirë në Amerikë! Unë dua një dasmë që zgjat 5 ditë, me lodra e tupana!”, u shpreh Bebe.

Ndryshe, pas vizitës në Shqipëri ajo menjëherë ka vazhduar me turneun e saj botëror.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303