fbpx

“Bebëë praa”. Ç’po ndodh mes Fationit dhe Trejsi Sejdinit? Modelja ‘i publikon mesazhin’

fation.png

Një ndër konkurrentët më në zë të Për’Puthen që ra në sy për karakterin e fortë dhe shpeshherë ‘problematik’, Fation Kuqari pak pas daljes nga emisioni, ka nisur ‘flirtimet’ nw Instagram me modelen e njohur Trejsi Sejdini.

Ditën e sotme Fationi i ka shkruar Trejsi Sejdinit në “Ask me a question” në Instagram: “O fëmijë i llastuar”.

Modelja ka zgjedhur t’i publikojë emrin Fationit e madje e ka përshëndetur me një video ku në plan të parë vihet re gjoksi dhe i shkruan: “Bebëëë pra”.

Kujtojmë se Fation Kuqari ishte një ndër konkurrentët e Për’puthen më të pëlqyer nga publiku dhe gjithashtu edhe nga vajzat brenda.

Historitë e tij me vajzat në emision, Anën e parë dhe Melisën, nuk shkuan dhe aq mirë pasi përfundoi në sherr e në akuza të forta.

Pas sherrit banal i cili degradoi në të shara e për pak në dhunë fizike me Erin, një nga konkurrentët më të rinj të emisionit, Fationi bëri të ditur në Instagram se do largohet përfundimisht nga emisioni pa u përputhur me asnjërën prej vajzave.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303