20.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Maj, 2024

TË FUNDIT

‘Beer-Exit’, liderët e BE-së “relax” me alkool dhe patate

spot_img

Pas bisedimeve të Brexit në samitin e BE-së, një grup udhëheqësish të BE-së, vendosën të shijojnë birra dhe patate të skuqura në Bruksel.

Ata surprizuan të pranishmit dhe turistët duke i përshëndetur ata.

Një ndihmës i Presidentit francez Macron tha se ai dhe kancelarja gjermane Merkel po kheheshin së bashku për në hotel sapo përfunduan samitin, kur morën një mesazh nga kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel i cili i ftoi ata për një pije.

“Ishte diçka krejtësisht spontane”-u shpreh ndihmësi i Macron.

Bashkë me ta ishte edhe  kryeministri belg Charles Michel.

“Kaluam shumë mirë”-u shpreh kryeministri i Luksemburgut, duke shtuar se ishte ai i cili ofroi pijet për të festuar ri-zgjedhjen e tij si kryeministër.

Duke patur parasysh që sapo kishin përfunduar bisedimet e vështira për Brexit, liderët europianë vendosën të çlodhen në qendër të Brukselit.

Udhëheqësit e BE-së refuzuan të komentojnë rreth Brexit.

E pyetur për çështjen, Merkel u shpreh: “Ju lutem, kjo është një mbrëmje e mrekullueshme … mos ta prishim atë”.

I pyetur për takimin këtë mëngjes, Bettel tha: “Kaluam shumë mirë. Edhe ne jemi njerëz dhe i dhamë vetes mundësinë të shijojmë birrën e famshme belge dhe patatet e skuqura”.

Macron shtoi: “Unë jam gjithmonë i lumtur dhe i hapur për të ndarë një pije me liderë të ndryshëm”.

Një foto e katër liderëve europianë u shkrep nga një gazetar kroat me telefonin e tij, e cila u përphap më shpejtësi në rrjetet sociale.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat