Befasojnë motrat Kardashian, promovojnë linjën e re të parfumeve në mënyrën më të veçantë

Motrat Kardashian i kanë befasuar të gjithë fansat në mbarë botën me setin e fundit fotografik. Kim, Kourtney dhe Khloe kanë prezantuar linjën më të re të parfumeve të quajtur ‘Diamond Collection’. Parfumi i Kim quhet thjesht ‘Diamond’, i Kourtney-t ‘Pink Diamond’ dhe i Khloe-s ‘Yellow Diamond’. Motrat kanë personifikuar kështu çdo fragrancë, duke i dhënë gjithashtu një emër specifik secilës.

Në fotot e publikuara ato janë shfaqur me flokë të dendura dhe onde, ndërsa kishin veshur disa veshje pas trupit në po të njëjtat nuanca si emrat e parfumeve. Ky set ka hasur reagime të shumta nga fansat e klanit ‘Kardashian-Jenner’, të cilët i kanë komplimentuar për këtë ‘look’ të tyre