fbpx

Bëhen bashkë Shqipëri, Kosovë, dhe Maqedonia e Veriut: UÇK, mëshiron vlerat më kulmore, rezistencë ndaj robërisë

1606497472_uckuqkovlukushtria.jpg

 

Institucionet më të rëndësishme të kulturës dhe shkencës të kombit shqiptar në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një deklaratë të përbashkët për luftën e UÇK.

Në një njoftim për media, theksohet se këto institucione kishin vendosur të organizonin sesionin shkencor me temën “Ushtria çlirimtare e Kosovës – vlerë kombëtare” më 25 Nëntor 2020, por për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi është zhvendosur në një periudhë të dytë, kur të normalizohet situata.

Por deklarata që do të përmbyllte sesionin shkencor është nënshkruar ndërkaq, ku mes të tjerash në qëndrimin e përbashkët të këtyre institucioneve qendrore të shkencës dhe kulturës në tri shtete, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

“Lufta çlirimtare dhe rezistenca e popullit të Kosovës, në periudhën 1998-1999, përbën një nga vlerat më kulmore dhe më me ndikim në të ardhmen e popullit të Kosovës, si pjesë e pandashme me të drejta të barabarta të familjes evropiane. Në luftën e saj (të UÇK) u mishërua rezistenca kundër shtypjes e robërisë njëshekullore dhe morën vlerë sakrificat e brezave të tërë për liri kombëtare, barazi e drejtësi sociale, të kombit të tretë, për nga numri, në ish-Jugosllavi”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303