fbpx

Bëhet nënë për herë të parë gazetarja Anila Basha

Gazetarja e njohur, Anila Basha është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë sot në jetë një djalë të shëndetshëm dhe gazetarja ndodhet në gjendje të mirë.

Anila ka vendosur ta quajë djalin Ari, në nderim të kujtimit të babait të saj, Aristotel që ndërroi jetë 2 vite më parë, dhe me të cilin gazetarja ishte mjaft e lidhur.

Gazetarja ka qenë tejet e rezervuar në këtë periudhë kohe, duke e kaluar në heshtje të plotë lajmin mbi shtatzëninë e saj, që duket se sjellë dhe një etapë të re në jetën e saj private, atë të provuarit e emocioneve prej nëne.

Duket se edhe lindjen e të voglit ka vendosur që ta mbajë private, duke mos e bërë ende një postim siç ne jemi mësuar të shohim shpesh nga personazhet e njohur në rrjetet sociale.