Bëhet publike letra, ja çfarë i shkruan Albin Kurti Mustafës

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë publike letrën që Albin Kurti i ka dërguar ditën e stome kreut të LDK-së, Isa Mustafës.

Në letër, Kurti i ka thënë Mustafës se është për të ardhur keq se si ai ka vendosur që të ndalë bisedimet për koalicion, duke thënë se e ka detyruar që të shkruaj letra.

Ai i ka bërë thirrje që të ulen në tryezën e bisedimeve dhe të diskutojnë për koalicionin.

Lideri i LV-së më tutje i ka bërë të qartë Mustafës se nuk do të diskutojnë për kryeparlamentarin, pasi që sipas tij kjo do të ishte jodemokratike.