fbpx

Behrami, i lënduar nga Zvicra: Kur humbnim isha shqiptar, kur fitonim ishim zviceranë

Valon-Behrami.png

Valon Behrami ka qenë pjesë e “grupit shqiptar” në kombëtaren zvicerane të futbollit gjatë viteve të fundit të suksesshme të helvetëve.

Së bashku me Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin, Blerim Dzemailin dhe Admir Mehmedin, Behrami ishte pjesë e rëndësishme e formacionit të Zvicrës në dekadën e fundit, në pjesëmarrjet e saj në kompeticionet e mëdha të futbollit. Madje, në Botërorin e Rusisë, në ndeshjen ndaj Brazilit, Behrami u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes.

Por, largimi i tij nga përfaqësuesja e Zvicrës nuk u bë siç duhej, por u shoqërua me polemika. Në një intervistë për mediat italiane, Behrami ka rrëfyer një pjesë të jetës dhe karrierës së tij teksa thotë: “Më vinte keq kur në shumë momente kur humbnim, isha shqiptar; ndërsa kur fitonim, ishim të gjithë zviceranë. Ka pasur gjëra të vogla që më kanë vrarë, por nuk mund të provoj gjëra negative për një komb që më ka dhënë të gjithë atë çfarë kam kaluar në futboll dhe si njeri”.

33-vjeçari Valon Behrami ka luajtur 83 ndeshje me Zvicrën, duke shënuar 2 gola.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *