fbpx

“Bëhu e dashura ime e do bëhesh drejtoreshë”. Plas skandali i nënkryetarit të partisë me vajzën e re, vjen reagimi i FRD-së: Ai na…

Screenshot_5-40.png

Një video është publikuar nga emisioni “Stop” mbrëmë ku shfaqej nënkryetari i FRD Ilir Hodaj i cili ngacmonte seksualisht një të re duke i premtuar një vend pune.

Mirëpo FRD ka reaguar së fundmi duke theksuar se personi në fjalë nuk mban atë post por është vetëm një vullnetar si dhe vjen për të rregulluar gjeneratorin kur nuk ka drita.

REAGIMI:

Duke falenderuar emisionin “Stop” bëj me dije se, ky person është vetëofruar si vullnetar pranë zyrave të FRD-së në kohën e fushatës dhe aktualisht kujdeset vetëm për gjeneratorin meqënëse nuk kemi drita. Njerëz të tillë, mund të jenë infiltruar për të prodhuar skema skandalesh që, në rastin konkret, nuk kanë asnjë̈ kontribut dhe përfshirje të mëparshme në strukturat e partisë̈, Fryma e Re Demokratike.

FRD është e hapur për të gjithë̈ mediat dhe opinion publik që të verifikojnë̈ listat e anëtarësisë, dhe aq më tepër të strukturave të FRD të degës Tiranë. Fryma e Re Demokratike është e hapur për çdo hetim të strukturave ligjzbatuese. Fryma e Re Demokratike do të vazhdojë me dinjitet fushatën, pa asnjë̈ kompromis me votën e lirë, në koalicionin Aleanca për Ndryshim, dhe askush nuk mund të cënojë apo të përbaltë këtë betejë të ndershme me elektoratin në mbarë vendin.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303