fbpx

Bëhuni gati! Dua Lipa ka gati 2 bashkëpunime me dy këngëtare të famshme

Dua Lipa kishte menduar që pjesë e albumit  “Future Nostalgia” të ishin edhe dy këngë që ajo do i kishte në bashkëpunim me 2 artiste të famshme.

Konkretisht bëhet fjalë për Miley Cyrus dhe Normani.

Dua shpjegoi se për shkak të pandemisë këto dy bashkëpunime nuk mundën dot që të finalizoheshin, por u shpreh se shumë shpejt do të publikohen sapo situata të jetë normalizuar.

Albumi i saj i fundit “Future Nostalgia” ka rezultuar një sukses i jashtëzakonshëm që i ka ofruar këngëtares shqiptares ndër të tjera edhe shumë miliona euro.