fbpx

Bëhuni gati për këtë verë! Alban Skënderaj dhe Elgit Doda do t’ju dërgojnë në plazh

Masat kufizuese ndaj Covid-19, po lehtësohen dhe tashmë temperaturat janë ngritur.

Këngëtari i famshëm Alban Skënderaj dhe producenti Elgit Doda do të vijnë me një bashkëpunim.

Duket se nga imazhet e publikuara dhe teksti i këngës “Je kripë e verës time”, nga Albani dhe Elgiti, do të na dërgojnë drejt e në plazh.

Të dy artistët kanë publikuar imazhe teksa ndodhen në jug të Shqipërisë duke përfunduar bashkëpunimin e tyre.

Madje Alban Skënderaj ka dhënë disa detaje nga kënga e re, për të cilën tregon se do të vijë së shpejti.

“Je spirance ne detin tim ⚓️
Je kripe e veres time 🌊
#seshpejti 🎬”- shkruan këngëtari krahas fotos së tij, duke na bërë të presim me padurim për një tjetër hit.

Teksa Elgiti nga ana tjetër ka postuar këtë fotografi: