‘Bëji derman hundës njëherë’, gazetari ‘fëlliq’ në studio këngëtaren shqiptare

maxresdefault-2.jpg

Këngëtarja Eranda Libohova shpeshherë bën autorironi me ‘hundën e saj’, por ditën e djeshme, e ftuar në emisionin “E diell” këngëtarja është ngacmuar nga gazetari Ervin Kurti për hundën e saj. Ky i fundit e ka pyetur pse nuk ka vendosur ta bëjë operacion.

Ti vërtetë e ke gjenetike, kujdesesh, vishesh shumë bukur. Të gjithë më thonë mua “Sa e mirë është ajo Eranda, sa e bukur dhe sa elegante”. Po kësaj hunde si s’i gjete derman?”– i tha Ervini duke qeshur.

Këngëtarja u shpreh:

“Unë bëj gjithmonë autoironi dhe humor me hundën time. Nuk e bëj sepse dua që njerëzit të më njohin prej hundës.

Të mos më ngatërrojnë me ndonjë tjetër… Ma kanë tërhequr shumë sa herë që martoheshin ma tërhiqnin. Ndoshta dhe kjo është.”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303