Belgjika zgjedh kryebashkiakun e parë me ngjyrë, babai i futbollistit të njohur (FOTO)

Në foto: Pierre Kompany, kryebashkiaku i ri i Brukselit

Belgjika zhvilloi ditën e djeshme zgjedhjet lokale, ku ra në sy një numër i madh i votuesve.

Por ajo që bëri më shumë përshtypje në këto zgjedhje ishte zgjedhje e kryebashkiakut të parë me ngjyrë.

Pierre Kompany, babai i mbrojtësit dhe kapitenit të Manchester Cityt, Vincent Kompany është zgjedhur si kryebashkiaku i parë me ngjyrë në Belgjikë, në atë që është përshkruar si një moment “historik” për vendin.

Zgjedhja e Pierre Kompany, 71 vjeç, një inxhinier mekanik i lindur në Republikën Demokratike të Kongos, u festua nga djali i tij në një video-mesazh në të cilin ai foli në tre gjuhë.

“Vetëm për djemtë jashtë vendit: ai është kryetari i parë i zi në Bruksel,” tha ai. “Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë.

Është historike. Të gjithë jemi të lumtur. Urime për babin tim.”- tha 32 vjeçari në frëngjisht, hollandisht dhe anglisht.

Lër një koment