Bella Hadid takon ‘binjaken’ e saj Carla Bruni

Modelja Bella Hadid është komentuar shpesh për ngjajshmërinë e saj me modelen e njohur Carla Bruni.

Ngjashmëria e tyre është vënë në dukje nga fansat e të dy modeleve të cilët i kanë krahasuar modelet gjithmonë duke vendosur bashkë fotot e tyre.

Por më në fund duket se Bella dhe Carla janë takuar bashkë.

Ato kanë qenë të pranishme në darkën e ‘Cannes’ krah yjeve të njohur të kinematografisë.

“Motra ime më e vogël”, ka shkruar Carla në foton e fundit në ‘Instagram’.

Përveç ngjajshmërisë në tipare ato kanë pasur shpesh herë edhe të njëjtat modele flokësh./real-news.tv