fbpx

“Belshi i ka 700 liqene”. Pas gafës trashanike, nis përplasja Balla-Hajdari

balla-1-615x405.jpg

Kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla ka bërë një reagim pas gafës së deputetes Rudina Hajdari e cila tha se “Belshi i ka 700 liqene”.

Ju partitë e reja nuk po bëni gabimin trashanik si partia që është në opozitë për 7 vite dhe ndërkohë që ju çon pyetësorin, vetëm Lul Basha mund ta bëjë këtë. Ai është fati ynë si kundërshtar dhe fati i keq i Shqipërisë. Shpresoj që ju të keni besim, por mos bëni gafat që bën Luli se nuk i ka 700 liqene Belshi, do doja shumë por nuk i ka. Lulzim Basha do ta heqë ndihmën ekonomike.

Më tej, ka ardhur dhe reagimi i Hajdarit. Ajo thekson se po i fryn bukurive natyrore, ndërsa PS xhepave të shqiptarëve.

 Taulant ata që akuzoni jashtë që flenë gjumë, ju bëni nga ana tjetër sikur bëni punë por nuk bëni punë. Ato projektet nuk janë realizuar. Ti e di mirë se kur shkon në Librazhd tregtaret nuk kanë kushte higjienike. Perimet, frutat nuk kanë ku ti shesin se nuk kanë fuqi blerëse, Ajo zonë mbetet më e varfra. Mos e ço topin nga ana tjetër por rri te vetja, se të kanë bërë një nga njerëzit me të rëndësishëm atje të PS. Nuk ecet përpara me gjërat imagjinare. Unë uroj që Shqipëria të ketë jo 700 por 1000 e ca liqene, të paktën ato që fryj unë janë liqenet e bukuritë natyrore të Shqipërisë. Ndërsa ju fryni paratë, projektet, buxhete që merrni nga xhepat e shqiptarëve. Shkoni bëni ndonjë punë dhe mos qarkulloni me 7 apo 10 bodyguard.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303