fbpx

“Bën kjo katunarja sikur çfarë ka bërë!” Mesazhi i gabuar mbërrin në dorën e Arbanës, ja përgjigja e saj

Arbana-Osmani.jpg

Moderatorja Arbana Osmani ka ndarë një recetë me ndjekësit e saj, duke iu treguar se si të gatuajnë cheesecake me salmon, teksa ka treguar se vetë duke qenë se është në dietë e ha salmonin mbi tost me avokado.

Por jo të gjithë ndjekësit i marrin si këshilla, pasi ka edhe nga ato që i keqinterpretojnë gjërat.

Një fanse gabimisht i ka dërguar një mesazh Arbanës ku i shkruan:

Bën kjo katunarja, sikur çfarë ka bërë, sikur nuk e dimë ne. Kur hanim ne avocado a salmon, kjo hante sufllaqe.”

Advertisement

E sigurisht me gjithë sportivitetin që e karakterizon, Arbana e ka ndarë këtë mesazh në Instastory, duke ia kthyer:

 “Ka ca që më vdesin pastaj. Nga seria “doja me ia nis një shoqe, po ta nisa ty gabimisht”. Unë vdes për sufllaqe. Ku ta gjej ta ndërroj salmonin me sufllaqe.”

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303