fbpx

Bën për spital djalin dhe dy vajzat, vihet në pranga 51-vjeçari

dhune-en-familje.jpg

Një rast dhune në familje është raportuar këtë mbrëmje në Kosovë. Bëhet me dije se, shtetasi M.G, 51 vjeçar është arrestuar sot në rrugën “Reçaku” në Ferizaj, pasi ushtroi dhunë ndaj fëmijëve të tij.
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bëri të ditur se 51 -vjeçari pas debateve të ashpra ka ushtruar dhunë ndaj djalit me inicialet E.G i moshës 24 vjeçar dhe dy vajzave të tij me inicialet A.G e moshës 23 vjeçare dhe E.G e moshës 21 vjeçare, të cilët kanë marrë plagë të rënda dhe janë dërguar menjëherë në spital.
Nuk dihen ende shkaqet që sollën dhunën në familje, por i arrestuari dhe tre fëmijët e tij po merren në pyetje nga policia.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303