fbpx

“Bën sallatë fjalësh”. Rama nxehet me Hajdarin: Më merr të keqen ti mua për pazare…

moj.jpg

Ndërsa Rudina Hajdari rreshtoi para foltores së Kuvendit një sërë problemesh që ka vendi, duke e humbur kontrollin ndaj argumenteve të saj, Rama ka replikuar ndaj deputetes, duke theksuar se ajo s’mund të vijë në Kuvend dhe të bëjë ‘sallatë fjalësh’.

 “Fjalimet tuaj janë si ndërtime pa leje. Ne flasim për teme kontrete, ju kaloni në gjëra globale. Nuk dalloni dot fantazinë, metaforën, gënjeshtrën. E keni nga pusi i paditurisë që ushqehet nga mllefi. Me fjalimet znj. Hajdari jeni si dy pika uji me ato, nuk janë këtu. E keni idenë çfarë është betoni! Shfrytëzoni foltoren dhe përsërisni ato që keni mësuar nga gramafoni. Nuk ndani dot opinionin nga shpifja.

Ju keni smartphone? Përdorni dhe kuptoni sesa thjeshtë mund të aplikoni online. Madje këtë mund ta bëjë edhe lartmadhnia me mustaqet që ka. Ju thoni se nga Shqipëria po emigrojnë më shumë sesa herë tjetër. Nga cila Shqipëri flet ti zotrote?! Do ti fitoj të gjitha gjyqet për shpifje ndaj Bashës dhe Berishës. Apo shpif shpif dhe diçka do të mbetet.

Me merr të keqen mua për pazare dhe për ndarjen pazaresh. Unë jam i pangopur për të takuar kancelaren e Gjermanisë?! Cila hemisferë ua prodhoi këtë mendim. Ç’lidhje ka kjo me egozimin.”

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303