fbpx

Bëni kujdes, jargët paralajmërojnë dhe sinjalizojnë sëmundje

Screenshot_3-22.jpg

Ndodh shpesh herë që të ndjehemi se po lagemi me pështymën që del nga goja gjatë gjumit dhe në mëngjes zgjohemi me jastëkun e lagur. Ky është një proçes që ndodh në çdo moshë dhe shpesh mund të jetë i turpshëm dhe i bezdisshëm.

Jargët kryesisht janë pasojë e pështymës së tepërt, gjë që detyrimisht e shtyn personin në fjalë të gjejë një mënyrë për të nxjerrë jashtë pjesën e tepricës.

Por a e dini se në rastet kur ky “fenomen” ndodh rregullisht dhe intensivisht mund të jetë shenjë e një sëmundjeje që gjendet në zhvillim e sipër?

Po kështu, të lëshuarit jargë sinjalizon se diçka nuk po shkon me trupin tuaj. Kur flemë, muskujt e fytyrës si dhe reflekset e gëlltitjes bien në qetësi, ndaj teksa pështyma akumulohet në gojë, muskujt e relaksuar të fytyrës çojnë në hapjen e ngadaltë të gojës.

Në këtë mënyrë, si pa kuptuar përfundojmë me një jastëk të njomë.

Sikur të mos mjaftonte kjo, jargët e shumta ka raste që nënkuptojnë një bllokim të rrugëve të frymëmarrjes, që mund të vijë si shkak i një infeksioni të sinusit apo mund të kemi të bëjmë me sëmundje neurologjike.

Gjithashtu jargët janë edhe pasojë e efekteve anësore të medikamenteve apo çrregullim i refleksit gastrointestinal, që sjell probleme serioze me ezofagun. Ky është rasti kur jargët shoqërohen edhe me vështirësi në gëlltitje.

Është gjithmonë një ide e mirë për ta paraqitur këtë çrregullim tek mjeku juaj, i cili do t’ju tregojë nëse është faktor krejtësisht i padëmshëm, siç u përmend më sipër, apo fsheh një problem shëndetësor.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *