fbpx

“Bëni kujdes”. Silva Bino lëshon apelin: Virusi është ende në qarkullim…

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive pranë ISHP-së, Silva Bino iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes pasi virusi është ende në qarkullim, ndonëse piku epidemik ka kaluar.

 “Vendi ynë e ka kaluar pikun epidemik. Kemi raste të kufizuara, kemi qarkullim të virusit pavarësisht se jo i dendur. Hapja gjatë javës është e rëndësishme për aktivitetet e biznesit që lidhen me punën dhe fundjava bëhet për të kufizuar kontaktin distancimin, është një masë e rëndësishme e cila na lehtëson. Në fundjavë ne kufizojmë distancimin social. Situata është në monitorim të vazhdueshëm, njerëzit duhet të jenë të përgjegjshëm, duhet të bëjnë kujdes”,- tha ajo.

Në lidhje me kryerjen e 14 mijë testimve molekulare dhe serologjike, Bino tha se:

“Analizat serologjike bëhen për të kuptuar nëse personi që i nënshtrohet këtij testi e ka kaluar apo jo COVID 19, pra neëse kanë zhvilluar antitrupa. Ju theksoj se shumica e të prekurve janë pa simtoma. Këto analiza janë kryer pranë laboratorit në QSUT, po janë kryer edhe mbi popullantën e përgjithshme, në rastet kur është rekomanduar një gjë e tillë”.