fbpx

Bënte ‘kërdinë’ me para false, arrestohet autori

2-euro-falso-638x425.jpg

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në dy raste të ndryshme të veprave panale të falsifikimit të parave në Mitrovicë dhe në Vushtrri.

Identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit për përdorim të  monedhave  të dyshuara metalike prej dy euro është bërë mbi bazën e provave të siguruara. Policia ra në gjurmët e tij pasi ai kishte blerë me prerje dy euroshe në disa dyqane, të cilat ishin të falsifikuara.

Në cilësi të provave materiale tek i dyshuari janë gjetur dhe janë sekuestruar 14 copë monedha metalike nga dy euro, raportojnë mediat kosovare.

I dyshuari, i përfshirë në veprën penale ‘falsifikim i parasë fajde’ rezulton të jetë R. B., 42 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës. Pasi është marrë në pyetje ai u lirua për procedurë të rregullt.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *