Bënte s*ks me nxënësin e saj, arrestohet mësuesja 63-vjeçare

Një mësuese 63-vjeçare ka rënë në pranga pasi kryente marrëdhënie seksuale me nxënësin e saj, 17 vjeçar.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në Karolinën e Veriut, në SHBA.

Emma Ogle, mësuese për këshillim karriere dhe edukimi teknik në një gjimnaz në SHBA, u arrestua ditën e Halloween.

Sipas mediave vendase, ndaj saj u ngritën akuza për veprime të padenja me nxënës si dhe për krim kundër natyrës.

Sakaq policia ka konfirmuar se Ogle ka nisur lidhjen e saj me nxënësin këtë pranverë, dhe kanë kryer marrëdhënie gjatë verës.