fbpx

“Benz”-i përfundon në kanal, mësohet gjendja e drejtuesit, ja shkaku i aksidentit

Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë në aksin nacional Berat-Urë Vajgurore, në fshatin Moravë.

Një makinë tip “Benz” ka dalë nga rruga si pasojë e lagështirës nga reshjet e shumta të shiut. Menjëherë, makina ka rënë në kanal.

Nga aksidenti është plagosur lehtë drejtuesi i mjetit, 52-vjeçari Vasil.K, i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, jashtë rrezikut për jetën.