fbpx

“Benz-i” përplas këmbësorin , dërgohet me urgjencë në spital

Screenshot_76-1.jpg

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Maliq.

Burime nga policia bëjnë me dije se në afërsi të fshatit Bulgarec, shtetasi K. D. duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar A. G., rreth 55 vjeç, banues në Bulgarec, këmbësor në rrugë, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.01.2021, rreth orës 19:10, në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Bulgarec, shtetasi K. D., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin A. G., rreth 55 vjeç, banues në Bulgarec, këmbësor në rrugë, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303