Benzema nuk e ka aspak frikë PSG-në: Do të shkojmë për të fituar ndeshjen

benzema-1024x576.jpg

Karim Benzema mori trofeun e tij për futbollistin më të mirë të martën në mbrëmje nga gazeta madrilene AS.

Sulmuesi i Real Madrid ka shfrytëzuar rastin për t’i dërguar një mesazh PSG-së para takimit të tyre në Champions League.

“Do të shkojmë për të fituar ndeshjen e parë dhe atë të kthimit”.

“Është një sezon spektakolar dhe madhështor. Jam shumë i lumtur. Vij të përfitoj nga dita, pastaj të mendoj për Parisin”, deklaroi i prekur, sulmuesi teksa merrte çmimin e tij. Karim Benzema ka shënuar 36 gola në vitin 2021 në të gjitha garat, totali i tij më i lartë në një vit kalendarik në një karrierë klubi. Dhe ai nuk ka ndërmend të ndalet me kaq, marrë nga RMC Sport.

“Duhet të fitojmë çdo ndeshje për të fituar Ligën e Kampionëve, e dimë që PSG është një ekip i madh, por ne mund të fitojmë”.

PSG dhe Real Madrid do të përballen më 15 shkurt dhe 9 mars për të siguruar një vend në çerekfinale.

“Është një ndeshje që të gjithë duan të luajnë, vazhdoi ai. Ne do të shkojmë për të fituar. Ndeshja e parë dhe ajo e kthimit. Ne duam Ligën e Kampionëve”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303