“Berati, një qytet i përjetshëm”, promovohet albumi fotografik

Berati.jpg

Gjatë prezantimit të albumit fotografik “Berati, një qytet i përjetshëm” të autorit Ndriçim Kulla

Historia dhe bukuritë arkitekturore të qytetit të “një mbi një dritareve” janë pjesë e albumit fotografik “Berati, një qytet i përjetshëm” të autorit Ndriçim Kulla, që u promovua në sallën e konferencave të bibliotekës “Vexhi Buharaja” në Berat.

Në promovimin e librit ishin të pranishëm kryetari i bashkisë Petrit Sinaj, Prefekti i Beratit Harilla Dafa, dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve vendore.

Kryetari i Bashkisë, Petrit Sinaj, theksoi se “pas prezantimit të idesë nga Kulla, ne shprehëm mbështetjen tonë pa asnjë rezervë, pasi dalja në dritë e këtij albumi, do të ndihmonte në promovimin e vlerave të turizmit të qytetit tonë”.

Ndërsa autori Ndriçim Kulla u shpreh se ky album është një promovim që i bëhet vlerave tona kulturore, historike të cilat nuk njihen nga të huajt dhe që përbëjnë një thesar të çmuar të trashëgimisë sonë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303