fbpx

Berat, prezencë akulli në disa akse nacionale, të bllokuara rrugët …

Berat-2-e1613291679371.jpeg

Edhe qarku i Beratit është zbardhur nga dëbora, që ka filluar të bjerë që prej orëve të para të mëngjesit. I gjithë qyteti i Beratit është zgjuar i mbuluar me petkun e bardhë, ndërkohë që raportohen edhe problematika të shkaktuara nga ngricat.Deri tani të gjitha akset nacionale të qarkut janë të kalueshme dhe nuk ka nevojë për zinxhirë. Ka prezencë akulli në zonën e “Qafës së Sqepurit” në aksin që lidh Beratin me Fierin dhe në zonën Kozare-Belsh të aksit që lidh Kuçovën me Elbasanin.

Advertisement

Në rrugën e fshatit Drobonik në qytetin e Beratit ka pasur rrëzime pishash në rrugë gjatë natës nga stuhia. Pas prerjes dhe pastrimit të tyre rruga është e kalueshme. Të bllokuara nga dëbora që prej mëngjesit janë rrugët e fshatrave Potom e Gjerbës në Skrapar, ndërkohë që nuk ka mungesë të energjisë elektrike në asnjë zonë deri në këto momente.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303