fbpx

Bëri ‘gangsterin’ me policinë, e pëson keq 25-vjeçari në Elbasan, ja ç’tentoi të bënte

policia-31.jpg

Një 25-vjeçar nga Elbasani ka rënë në prangat e policisë. Ai tentoi t’i prishë policisë vendin e ngjarjes, pasi në lokalin e tij ndodhi një plagosje.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:

R. L., 25 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi në lokalin në pronësi të tij, ku u plagos me mjete të forta shtetasi L. I., ka tentuar të prishë vendin e ngjarjes, duke i kundërshtuar me dhunë shërbimet e Policisë që po bënin sigurimin e vendit të ngjarjes.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303