fbpx

Bëri simbolin e Iluminatit në mes të emisionit, komentuesit bëhen kuriozë…

fffffffffffffffff.gif

Moderatorja e njohur e sportit Eva Murati është një prej imazheve të dashur të publikut shqiptar.

Teksa së fundmi është angazhuar në spektaklin “Dance With me” ka ndarë momente të ndryshme me fansat përmes rrjeteve sociale.

E përgjakur dhe veshur me kostumin e bardhë, në rolin e një mjekeje në spitalin psikiatrik ky ishte edhe maskimi i moderatores për festën e Halloweenit.

Ndërkohë që u është përgjigjur disa prej pyetjeve të fansave në Instastory, njëri prej tyre ka spikatur një moment gjatë performancës së Evës në “Dance With me”, dhe e ka pyetur: Pse e ke bërë shenjën e iluminatit mbrëmë?

Por çuditërisht moderatorja ka postuar pyetjen pa përgjigjen e saj duke publikuar vetëm fragmentin ku ajo ka bërë vërtetë atë simbol që njihet prej të gjithëve.

Megjithëse mund të ketë qenë edhe ndonjë rastësi gjatë momentit të numrit që ka luajtur.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303