Bëri thirrje për ‘luftë civile’ dhe policia tallet

shr-dyte-lart-aurel-bylykbashi-1.jpg

Skandali mbulon skandalin në këtë vend. Pasi një ish -deputet, dhe një zyrtar i rëndësishëm i PD-së bëri thirrje për vëllavrasje, skandaloze ishte edhe reagimi i policisë së shtetit. Klasa politike shqiptare është e gatshme të dërgojë në vëllavrasje shqiptarët më 30 qershor vetëm për të ruajtur pushtetin e saj dhe nuk bëjnë gjë tjetër veçse mbrojnë njëri-tjetrin.

Ish- kreu i Partisë Demokratike për Elbasanin dhe njëherësh ish-deputeti i PD-së, Aurel Bylykbashi u bëri thirrje qytetarëve duke u shprehur i gatshëm për luftë civile e vëllavrasje më 30 qershor. Në një gjuhë të paprecedentë, duke paralajmëruar betejë deri në vrasje ditën e 30 qershorit, vetëm për të penguar zgjedhjet, Bylykbashi në vend që të ishte në burg sot thjesht u shoqërua për pak orë dhe u la i lirë nga policia.

Këta janë të gjithë pjesë e një kazani?! /real-news.tv/ 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303