fbpx

“Bëri vaksinën anticovid e pastaj kishte ftohtë”. Flet burri pasi i vdiq e shoqja: Nuk po merrte frymë, u zgjova dhe ajo ishte pa ndjenja

ddgdg.jpg

Një 44-vjeçare ka dhënë shpirt ditën e djeshme në Selanik, pasi bëri vaksinën “Astra Zeneca”.

Pas ekzaminimit mjeko-ligjor, vdekja e nënës së dy fëmijëve i atribuohet një sulmi në zemër, ndërkohë kryetarja e Komitetit të Vaksinimit, Maria Theodoridou tha se nuk kishte lidhje me vaksinën.

Mirëpo së fundmi burri i viktimës ka dhënë një intervistë për mediat duke zbuluar ngjarjen.

Bëmë vaksinën dhe shkuam në plazhin e Chalastras e pimë kafe. Më tha se nuk kishte asnjë shqetësim. Pastaj më tha se kishte ftohtë. E dinim që kjo ishte një nga efektet anësore dhe nuk u shqetësuam, por thjesht mori një pilulë. Pak para rreth orës 3:00, nuk po merrte dot frymë, u zgjova dhe ajo ishte pa ndjenja. Shkuam në Qendrën Shëndetësore, ata u përpoqën, por ishte tepër vonë. Unë i përshëndes përpjekjet e qeverisë për të sjellë vaksina në vendin tonë shpejt, por nëse shkakton probleme, hidhini ato.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303