fbpx

Berisha-Basha, Alibeaj: Çdo hap që do vinte në dyshim vendimmarrjen, asgjësim për PD

A75121B9-6ACA-4A24-9016-DD787338E8FE.png

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar lidhur me debatin që po zhvillohet brenda ‘kampit blu’ mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe liderit historik të PD, Sali Berisha.

I ftuar në ‘Frontline’, Alibeaj tha se PD mbështet te linja dhe kursi i patjetërsueshëm i orientimit euro-atlantik, në të kundër sipas tij do të çonte në asgjësimin e kësaj partie. Duke u reshtuar kështu qartësisht në kah të Bashës.

“Është bërë e qartë; vlera kryesore e ekzistencës së PD-së bazohet te linja ideologjik dhe politike dhe kursi i patjetërsueshëm i orientimit euro-atlantik. Ccdo hap që do ta vinte në dyshim vendimmarrjen politike të PD, automatikisht do të çonte në asgjësim të ekzistencës së PD. Ky kurs sa do i dhimbshëm do të duhet të ruhet nga kushdo. Kjo është zgjedhja racionale që zoti Basha ka bërë. Kurrsesi nuk ka përplasje. Ka një lloj gjendje emocionale të ngarkuar ndër demokrat. Pasi ajo që ndodhi nuk ishte e dëshiruar nga askush. Forca e një partie, e njerëzve të bashkuar, qëndrojnë te kjo kauzë që na bënë bashkë. Do të duhet të shohim para, përpara aleatëve dhe jo në krah,”- tha Alibeaj.

Ish-kryeministri Sali Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së nga kryedemokrati Lulzim Basha, vetëm në ditë pasi të niste Kuvendi më 9 shtator. E gjitha pasi ky i fundit u shpall “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Pasi u përjashtua, Berisha ka nisur një aksion kundër vendimit të Bashës, për të anuluar vendimin.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303