Berisha: Deklaratat e Tahirit, thika Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me çështjen e Samir Tahirit dhe mesazhet e koduara.

Ai iu ka cilësuar fjalët e Tahiri si kërcënim dhe thika për Edi Ramën dhe Fatmir Xhafajn.

Postimi i ish-Kryeministrit

Thikat e Tahirit ne sallen e gjygjit per Edvin Mafine dhe Fatmir Drogen! Miq, sot Saimir Habili leshoi ne sallen e gjyqit dy akuza bombe me kodin e mafies per Edvin Mafine dhe Olsi Xibraken nga njera ane dhe Fatmir Drogen dhe Geron Trafikun nga ana tjeter. Deklaratat bombe, kod mafioz te Saimir Habilit ishin si vijon.

1-“Në raport me politikën Edi Rama është shefi i madh”, mesazhet e koduara, ish-ministri nxjerr foton me Ramën në gjyq. 2-Unë i pandehur se shita makinën, të tjerë me vëllezër trafikantë s’mbajnë përgjegjësi”.

Mesazhet e Tahirit në gjyq.

Me keto mesazhe te koduara Saimir Habili deklaroi: Politika e kanabizimit te vendit ishte e Edvinit jo e imja. Pra une zbatova porosite e shefit te madh o gjyktates. Perveç kesaj ai akuzon direkt Ramen dhe Xhafen qe nuk mbajne pergjegjesi per vellezerit trafikant (Olsin dheGeronin).

Sajmir Habili nuk kercenon vetem Xhafen per Geronin si çpo perpiqet Fuga dhe Don Djall Agaçio te manipulojne me mediat, pasi ai qellimisht nuk thote tjetri me vella trafikant por foli ne shumes, te tjere me vellezer trafikante dhe ketu fjala eshte personalisht per Edvin Mafine dhe Olsi Xibraken dhe Fatmir Drogen dhe Agron/Geron Trafikun! Morali: Guxoni te me denoni do tju marre me vehte me gjithe vellezerit tuaj trafikant!! sb

Sot Gjykata e Krimeve të Rënda do të japë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin. Ish-ministri mbrohet në gjykatë duke sulmuar edhe ish-ministrin Fatmir Xhafajn.