Berisha: Do rrëzojmë Ramën me çdo mjet

sali-berisha1.jpg

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se opozita ndodhet në betejën finale ndaj qeverisë së kryeministrit Rama.

Duke folur në emisionin ‘Opinion’  për protestën e 16 shkurtit, Berisha tha se për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës duhet përdorur çdo mjet.

Opozita po del përballë historisë, dhe ky është një moment i jashtëzakonshëm për popullin opozitar dhe partitë opozitare. Opozita ka vendosur në një betejë përfundimtare të përballet dhe të përmbysë regjimin e kakistokracisë. Nëse ka një regjim që keqëson me standardet e veta, pas Enver Hoxhës, është regjimi i Edi Ramës. Është filmi që qarkullon këto ditë për mafien shqiptare, një damkë e keqe. Opozita, ose do të përmbysë këtë regjim. Do ta heqim me të gjitha mjetet”, deklaroi Berisha./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303