fbpx

Berisha: Do të doja të isha më mbrapa në listën e kandidatëve për deputetë

1200-630-5faabd8cb2972.jpg

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se do të donte të ishte më mbrapa në listën e kandidatëve për deputetë.

Në News 24 Berisha tha se lista e hartuar nga Basha ka politikanë të shquar dhe nëse do e kishte hartuar listën ai do të kishte më shumë se gjysmën e figurave për kandidatë.

“Unë gjykoj që lista ka politikanë të shquar dhe personalitet të ndryshme nga fusha. Shumë më tepër se gjysma e atyre që ka caktuar Basha do të ishin edhe në një listë të hartuar prej meje”, tha Berisha.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303