Berisha: Edi Rama nuk e kurseu Rugovën as të vdekur, lexoi fjalimin e Rexhep Qosiqit

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në emisionin Pressing ka folur për raportet e tij me Presidentin Ibrahim Rugova.

Berisha ka thënë se Edi Rama nuk e ka kursyer Rugovën as për së vdekur, dhe në Kuvendin e Kosovës për përvjetorin e Pavarësisë shtyu deputetët e LDK’së të lënë seancën solemne.

“ Ai nuk kurseu as Ibrahim Rugovën, çka shtyu deputetët e LDK’së që të lëjnë parlamentin, pasi lexoi fjalimin e Rexhep Qosiqit”, ka thënë Berisha.

Ish kryeministri shton se asnjëherë s’ka pasur raporte të këqija me Rugovën, dhe dallimi i vetëm i tyre ka qenë se Berisha thotë se ka përkrahur më shumë radikalizimin e shqiptarëve kundër Serbisë.