31.5 C
Tirana
E premte, 12 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Berisha flet nëse do të ketë një tjetër marrëveshje Rama-Basha

spot_img

Ish kryeministri Sali Berisha është i ftuar sonte në emisionin “Byro” në Abcnews, ku ka folur në lidhje me kërkesën e artikuluar prej kohësh tashmë nga opozita, mbi nevojën e një qeverie tranzitore e cila do të garantojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme në vend.

Berisha u shpreh se do të ketë një marrëveshje mes forcave politike, por njëkohësisht hodhi poshtë në mënyrë kategorike idenë se marrëveshja do të bëhet me Ramën dhe PS-në në pushtet.

“Do të jetë një marrëveshje e forcave politike dhe ne pa diskutim që s’jemi për shkrirjen e tyre, por kjo marrëveshje nuk nënkupton kurrë Edi Ramën dhe PS-në në pushtet. Jam i bindur se ekzistojnë potencialet për një qeveri që do t’i kthejë vendit zgjedhjet e lira. Opozita nuk ka synim tjetër, opozita nuk ka synim të marrë pushtetin me forcë në asnjë mënyrë”, tha ndër të tjera Berisha. /real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat