fbpx

Berisha i kthen përgjigje Ramës për raportin: Hetimi është kërkuar nga liderët e Kosovës, SHBA-ja e BE-ja

saliu-1.jpg

Ish-kryeministri Berisha, i është përgjigjur publikisht pyetjes së kryeministrit Rama pse e kishte votuar raportin e Dick Marty-t për luftën e UÇK-së në Kosovë.

Ai ishte i ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24 ku duke folur virtualisht tha se hetimi ishte kërkuar jo vetëm nga liderët e Kosovës por edhe nga SHBA-ja, BE-ja e partnerët dhe se kundërshtimi i këtij hetimi do nënkuptonte marrjen përsipër të fajësisë.

“Ajo rezolutë kërkonte hetim dhe hetimi është kërkuar nga vetë udhëheqja politike e Kosovës. I them këtij tradhëtari se hetimi është kërkuar nga SHBA-ja, BE-ja, të gjithë partnerët dhe kundërshtimi i hetimit do të thotë marrje përsipër e fajësisë, në ato kushte. Do të ishte hetimi që do të provonte pafajësinë.” – tha Berisha.

Ai shtoi më tej se Gjykata Speciale e Kosovës është ngritur mbi bazën e rezolutës për hetimin.

“Mbi bazën e rezolutës për hetimin, Kosova ka votuar në parlament ligjin për gjykatën. BE ka rënë dakord me Kosovën për ngritjen e gjykatës së Kosovës në Hagë.

Gjatë qeverisë së tij dhe gjatë qeverisë sime, në Shqipëri janë zhvilluar hetime intensive. Është një marrëveshje në parlamentin shqiptar për të lehtësuar çdo hetim, së pari në asnjë rast nuk më shkon ndërmend të marr në mbrojtje krime lufte. Unë jam i vetmi shqiptar që e kam denoncuar raportin e Dick Marty në OKB, e kam denoncuar atë në çdo samit, por s’i jam kundërvënë një kërkese të vendosur ndërkombëtarisht për hetimin e raportit”, – shtoi Berisha.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303