Berisha: Ja pse u ndaluan fishekzjarret

Përmes një postimi në Facebook, ish kryeministri Sali Berisha ka thënë se me urdhër të Ramës këtë vit është ndaluar pa asnjë motiv shitja e fishekzjarrëve në vend, vendim që sipas tij nuk është marrë as nga Enver Hoxha apo diktatori i Koresë së Veriut.

Berisha thotë se vendimi për ndalimin e fishekzjarrëve nuk është për shkak të plagosjes së oficeres Ina Nuka me kapsollë, por nga frika se mos studentët apo qytetarë të revoltuar gjuajnë me fishekzjarre Ramën.

“E verteta eshte se ato u ndaluan ne Shqiperi jo per shkak te plagosjes ne dy gishtrinjte e njeres dore te oficeres se policise, sepse çdo vit ne urgjencat e spitaleve jane mjekuar qytetare te plagosur nga perdorimi i pakujdesshem i fishekzjarreve, por ato ndalohen vetem e vetem nga frika se mos studentet apo qytetare te revoltuar gjuajne me fishekzjarre Edvin Kistaq Frikacakun dhe ky eshte nje akt i turpshem amoral, me te cilin ai per te qetesuar tmerret e tij te brendshme shpirterore u prish festen e Krishtlindjes dhe Vitit te Ri femijeve dhe familjeve shqiptare”- thotë ndër të tjera Berisha.

Statusi i plotë i Berishës:

Nje akt prej birboje te vertet!

Nga makthet/tmerret e Rames ndalojne fishekzjarret!

Te dashur miq,me urdher te Edvin Kristaq Frikacakut, ne nje akt te pashembullt ne bote, tre mender ministra marjoneta, klloun ne duart e nje skizoidi vendosin te bllokojne pa asnje motiv shitjen e fishekzjarreve ne mbare vendin.

Pra shqiptaret per here te pare, madje ne dallim edhe nga Korea e Veriut, do te kene nje vit te ri pa fishekzjarre. As Babai shpirteror i Edi Rames, Hitleri shqiptar i Pasluftes, Enver Hoxha nuk mori ndonjehere nje vendim te tille.

Me kete akt talebanesk te peshtire, Birbua i vershuar dhe permbytur nga perroi i tij psiqik i negativitetit, maktheve, angoshes dhe tmerreve qe perjeton, e rrezaton ate tek te tjeret duke ju prishur festat e Krishtlindjes dhe Vitit te Ri femijeve dhe familjeve shqiptare, te cilat kane hedhjen e fishekzjarreve si momentin kulmor te festimit te lindjes se Hyjit dhe nderrimit te viteve, momente te cilat femijet e presin me padurim.

Pretekst per kete vendim te peshtire te banditeve me pushtet sherbeu plagosja ne dy gishtrinjte e njeres dore te polices, e cila kapi me dore ne momentin e plasjes nje kapsoll te hedhur nga nje nga demostruesit para parlamentit. Pasi deshtuan me turp per ta paraqitur kapsollin si te bere me dore dhe madje dhe me eksploziv te larte pra me C4, qeveritaret pushta u versulen me lajme çdo dite kunder fishekzjarreve sikur ato te ishin granada dore apo mina me sahat.

Ata ne kete histeri primitive te pashembullt arriten se fundi, me urdher te Edvin Kristaq Frikacakut dhe per shkak te tmerrit qe e ka kapur kete te fundit,se ndokush mos e gjuan me fishekzjarre te ndalojne fare shitjen e tyre.

E verteta eshte se fishekzjarret jane te ndertuara me lende kimike plasese, ndriçuese dhe padiskutim duan kujdes ne perdorimin dhe administrimin e tyre. Perveç kesaj ne Tirane por thuaj ne çdo metropol apo qytet tjeter europian jane shenuar jo vetem plagosje madje edhe te renda por ndonjere edhe viktima nga perdorimi i pakujdesshem i tyre, natyrisht pakrahasimisht me pak se sa nga pijet alkolike.Por keto aksidente nuk jane perdorur ne asnje vend dhe asnjehere si pretekst per ndalimin e perdorimit te fishekzjarreve. Ato kane detyruar autoritetet qe te perserisin udhezimet per perdorimin e tyre po jo ndalimin talebanesk te tyre.

E verteta eshte se ato u ndaluan ne Shqiperi jo per shkak te plagosjes ne dy gishtrinjte e njeres dore te oficeres se policise, sepse çdo vit ne urgjencat e spitaleve jane mjekuar qytetare te plagosur nga perdorimi i pakujdesshem i fishekzjarreve, por ato ndalohen vetem e vetem nga frika se mos studentet apo qytetare te revoltuar gjuajne me fishekzjarre Edvin Kistaq Frikacakun dhe ky eshte nje akt i turpshem amoral, me te cilin ai per te qetesuar tmerret e tij te brendshme shpirterore u prish festen e Krishtlindjes dhe Vitit te Ri femijeve dhe familjeve shqiptare. sb

ps: tre mender ministra, me urdher te Birbo Frikacakut po perpunojne rregullat e shitjes se vezeve. Kjo pas gjuajtjes se Edvinit me veze ne parlament per studentet nga deputeti Hasa. Neser do lexoni per kete.

Nje akt prej birboje te vertet!Nga makthet/tmerret e Rames ndalojne fishekzjarret!Te dashur miq,me urdher te Edvin…

Publiée par Sali Berisha sur Samedi 22 décembre 2018

Lër një koment