Berisha mbledh Kuvendin, zbulohet ftesa e Bashës për demokratët në ditëlindjen e PD

Basha-konference.jpeg

Në ditëlindjen e Partisë Demokratike, nesër më 11 Dhjetor, Lulzim Basha ka ftuar të gjithë demokratët në selinë blu. Në ftesën e shpërndarë Basha i fton ata të kremtojnë së bashku këtë moment në rëndësishëm të themelimit të partisë në orën 12:00.Sakaq, ftesa e kryedemokratit vjen ndërkohë që nesër lideri historik i demokratëve do të mbajë Kuvendin e thirrur me firmat e delegatëve.Situata mes palëve është tensionuar. Lulzim Basha nuk e njeh Kuvendin Kombëtar që do të mbahet ditën e nesërme. Linja zyrtare e PD e ka cilësuar atë si tubim. Pasditen e sotme, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike konfirmoi se 5259 delegatë ose 69% e tyre kanë konfirmuar pjesëmarrjen për  Kuvendin Kombëtar të datës 18 dhjetor të thirrur nga Kryesia e partisë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303