fbpx

Berisha në superformë

etrit-770x356.jpg

Etrit Berisha la Atalantën për SPAL-in pak javë më parë dhe është kthyer menjëherë në protagonist për ekipin e tij. Ndonëse skuadra nga Ferrara nuk e ka shijuar ende pikën e parë në kampionat, pasi ka humbur 3-2 në sfidën e parë ndaj Atalantës dhe 1-0 dje ndaj Bolonjas. Por nëse rezultatet në aspektin kolektiv kanë munguar, paraqitjet e gardianit kuqezi kanë qenë fantastike.

Si ndaj Atalantës, ashtu edhe ndaj Bolonjës, Berisha ka qenë ndër më të vlerësurit në fushën e lojës, teksa ndaj kuqebluve ishte më i miri i SPAL-it dhe i vlerësuar me notën e lartë 7.5 nga “Sportmediaset”, pavarësisht humbjes. Berisha priti gjithçka që mund të pritej deri në minutën e 93-të, kur gjuajtja me kokë e Sorianos shkon atje ku ai nuk mund ta arrijë.

Padyshim që forma e Berishës kënaq pa fund Edi Rejën në prag të takimeve kundër Francës dhe Islandës, pasi i garanton stabilitet në kuadrat dhe një duel të fortë me titullarin Strakosha.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303