fbpx

Berisha nis fjalën me falenderime, salla “shpërthen” në ovacione

berishaa-pd.png

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka nisur fjalimin e tij në Kuvendin Kombëtar të PD-së, me falënderime dhe mirënjohje ndaj demokratëve që ishin në sallë.

Në momentin e fjalës së tij, e gjithë salla ka shpërthyer në ovacione duke nderuar prezencën e ish-kryeministrit, ndërsa ky i fundit më herët pati një incident të pakëndshëm duke u rrezuar në mes të sallës.

“Demokratë dhe demokrate, do filloj fjalën time me një mirënjohje ndaj jush. Se qëndruar ju në ideale të larta njerëzore dhe jemi sot këtu më të fortë se kurrë. Rrofshi ju, Zoti ju bekoftë. Të dashur delegatë dhe delegate të Rithemelimit, të PD të rithemeluar, kontribuoni në punimet e këtij Kuvendi përcaktues jo vetëm për fatin e PD, por dhe të pluralizimiti dhe lirisë së shqiptarëve. Të dashur deputetë drejtues, ju përshëndes në këtë sallë. Të dashur ish-themelues të PD-së, Albana, Belind, drejtues të organizatave partnere, Kuvendi është rruga e sigurt e fitores së PD. Të dashur të pranishëm këtu, i dashur zoti Martin, miku im i përhershëm, i dashur Virginio, prania juaj sot është nder i madh. Shpreh falënderime dhe mirënjohje partive tuaja, që në fillimet e saj, në ditët dhe hapat e para të kësaj partie antikomuniste, partitë tuaja kanë qenë mbështetëse”, tha ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303