Berisha për Mid’hat Frashërin: Pushon i nderuar në Atdhe

auto_Screenshot_61542190483.jpg

Në homazhet që janë duke u zhvilluar sot në Tiranë në nder të patriotit shqiptar Mid’hat Frashëri ishte i pranishëm edhe ish-Kryeministri Sali Berisha.

Duke folur për mediat Berisha e vlerësoi lart figurën e Mid’hat Frashërit.

“Ky burrë i madh i dha Shqipërisë, gjithçka kishte më të shtrenjtë. Bashkëkryesoi Kongresin e Alfabetit, vuri firmën në aktin themeltar të shtetit të Shpalljes së Pavarësisë, anëtar i qeverisë së parë të Ismail Qemalit, një studiues dhe kolos i letrave, themelues i nacionalizmit qytetar shqiptar, udhëheqës kryesor dhe drejtues i Ballit Kombëtar”, tha Berisha.

Sipas ish-Kryeministrit Mid’hat Frashëri u zgjodh nga angloamerikanët për Kryeministër të Shqipërisë së lirë e të çliruar nga diktatura.

“Pavarësisht se historia nuk ka qenë e drejtë për Mid’hat Frashërin, ai sot vjen e pushon në qiellin e e atdheut të tij, i nderuar nga mijëra shqiptarë, kurse ata që urdhëruan eliminimin e tij fizik, përfunduan në koshin e plehrave të historisë. Fjala direkt për Enver Hoxhën”, tha Berisha.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303