fbpx

Berisha plas deklaratën e fortë, akuza për manipulimin e shifrave të viktimave nga COVID-19

berisha-5.jpg

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një intervistë për A2, ka deklaruar se shifrat e COVID-19 në vendin tonë, janë manipuluar.

Ai thekson se janë falsifikuar shifrat për personat e prekur, madje sipas tij, edhe të personave të vdekur.

“Fatkeqësia natyrore në Shqipëri, njëlloj si në 170 vende të tjera të planetit, nuk ndoqi ecurinë që ndoqi në 20 vendet e industrializuara, dhe 3 apo 4 vendet e tjera jo të industrializuara në shkallën e të parave. Në bazë të shifrave, Shqipëria rezulton të ketë një vdekshmëri më të lartë se 146 vende të tjera të botës, në raport me popullatën. Në raport me rastet e infektuara, vdekshmëria e Shqipërisë është më e madhe se në 171 vende të tjera. Kjo do të thotë, se menaxhimi i pandemisë në Shqipëri ka qenë i papërshtatshëm, por ajo që është tronditëse është se ky menaxhim u bazua në falsitete të paimagjinueshme, të cilat tani mund të kenë një çmim të shtrenjtë. U falsifikua në mënyrë të programuar numri i të infektuar. Mbetet e regjistruar në analet e turpit dita kur në Shkodër, ku për 13 raste për Covid-19 u testuan vetëm 18 qytetarë, kur duhet të testoheshin minimumi 180 qytetarë. Nëpërmjet kufizimit të testimeve, u kufizua maksimalisht numri real i të infektuarve. U falsifikua në mënyrë monstruoze numri i vdekjeve. Kam konstatuar se vdekje jo të pakta kanë ndodhur në vatra koronavirusi, ku kanë vdekur qytetarë në shtëpitë e tyre, të cilët nuk dërgoheshin në spital.  Kjo valë falsifikimi ka kulmuar me 5 raste që ndërruan jetë në reanimacion në Shkodër. Të pesta këto raste kanë qenë pozitive me Covid-19, por që Edi Rama i shpalli si raste që nuk kanë ndërruar jetë nga Covid-19. Me rastin tjetër në Tiranë, Ministria deklaroi se një rast ishte Covid-19, por nuk vdiq nga koronavirusi. Janë me dhjetëra raste të varrosur me policë ose vetëm nga familjarë. Ka pasur familje, ku të pestë anëtarët kanë qenë pozitivë me Covid-19 dhe katër prej tyre mbijetuan dhe njëri prej tyre vdiq. Familje të tjera me 7 anëtarë kanë pasur të njëjtin fat. Është bërë gjithçka që të shtrohen sa më pak pacientë nëpërmjet 127-ës, e cila ka zbatuar urdhra çnjerëzorë për mashtrimin në spital të të shtruarve”, u shpreh ish kryeministri.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303