fbpx

Berisha plas denoncimin bombë: Prej 6 javësh qarkullon në Shqipëri varianti britanik i Covid, 2 herë më vdekjeprurës

berisha-5.jpg

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një reagim në rrjetet sociale një ditë pas mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve. Ai ka thënë se në Shqipëri është fshehur ardhja e variantit britanik nga qeveria, ku sipas Berishës ky mutacion po qarkullon prej 6 javësh.

Reagimi i plotë i Berishës:

Nje krim i shemtuar shteteror!

Miq, Xhahili Surrelit, Ndrikull Hajnia fshehen per shkaqe elektorale prej 6 javeve variantin britanik, i cili eshte faktuar dy here me vdekjeprures dhe shume me infektues se sa varjanti i zakonshem i covid 19.

Nderkohe qe Maqedonia e Veriut, Greqia, Mali i Zi deklaruan brenda javes pranine e variantit britanik ne keto vende, kjo dyshe kriminale e mbajti te fshehur per qellime elektorale per 6 jave pranine e tij ne Shqiperi.

Çdo vend tjeter paperjashtim shfaqjen e ketij virusi e shoqeroi me masa te rrepta per kufizimin e perhapjes se tij kurse dyshja famezeze Xhahili i Surrelit – ndrikull Hajnia masa e vetme qe moren eshte fshehja per jave te tera per motive elektorale e pranise se tij ne Shqiperi me pasoja vdekjen e qindra e qindra qytetareve nga ky virus dy here me vrases se sa virusi i zakonshem.

Ata njoftuan vetem dje pranine e virusit ne Shqiperi duke mos shtuar asnje mase per mbrojtjen e qytetareve nga perhapja e tij por njoftimin e tyre e shoqeruan me lajmin se sot ne Shqiperi mberrijne 38000 doza vaksine Astra Zeneca, te cilen e ndaluan per shkak te vdekjeve qe shkakton 6 vende te Europes.

Denoj me ashpersine me te madhe fshehjen elektorale te pranise se variantit britanik te covid-19 ne Shqiperi nga dyshja famzeze Xhahili i Surrelit dhe ndrikull Hajnia si nje krim te mirefillte shteteror kunder njerezimit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303