Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas një aksidenti të ndodhur gjatë natës në Tiranë, në zonën e Laprakës. Në një reagim në Facebook, teksa publikon mesazhin e një qytetari, Berisha shkruan se Policët kishin shkuar me vonesë dhe ishin të dehur.
“Policia ka ardhur me vones mbi 30 min po ashtu dhe ambulanca duke ditur qe eshte shume prane spital ushtarak”, ka qenë ky një pjesë e mesazhit të qytetarit.
POSTIMI I PLOTË
Aksident i rende ne afersi te Sheshit Shqiponja ne Tirane! Ka te plagosur! Narkopolicet shkojne me vonese dhe te dehur! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Mirmbrema doktor ,nje aksident ka ndodhur ne afersi te sheshi shqiponjes policia ka ardhur me vones mbi 30 min po ashtu dhe ambulanca duke ditur qe eshte shume prane spital ushtarak,policet ishin ne gjendje te dehuri ne momentin e ardhjes ne aksident,dyshohet per plagosur rend.

