Berisha poston videon, mesazh Ramës: Larg duart nga Shkodra

Teksa priten konfrontime mes policisë dhe simpatizantëve të opozitës, Shkodra është blinduar nga forca të shumta policie për mbarëvjatjen e takimit elektoral që pritet të zhvillojë kryeministri Edi Rama pak orë më vonë.

Lidhur mbi këtë ka reaguar dhe ish kryeministri Sali Berisha i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se Rama duhet të mbajë duart larg nga Shkodra, ndërsa ka publikuar edhe një video.

“Dyndje narkopolicësh drejt Shkodrës. Larg duart nga Shkodra. Rama Ik! Fitore! Sb”, shkruan Berisha.